E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryemadhi mesazh Ramës: Nesër nuk do të protestoj si kryetare
Lajme

Kryemadhi mesazh Ramës: Nesër nuk do të protestoj si kryetare

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi  ka folur mbrëmjen e sotme para dhjetëra simpatizantëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim ku ka folur për protestën e ditës së nesërme, ndërsa ka premtuar se nesër nuk do ta lejojë Parlamentin të shkelë ku8shtetutën

“Ne sër unë atë Parlament, bashkë me kolegët e mi dhe PD-në nuk do ta lejojmë atë Parlamet të shkelë kushtetutën e Shqipërisë. Këtë nuk do ta bëj si kryetare e LSI-së por si një nëne shqiptare. Kjo gjë duhet bërë se Shqipëria ka të drejtë të jetë një vend demokratik”, tha Kryemadhi, ndërsa simpatizantët thërrisnin “Rama ik, Rama ik”.

Protesta e opozitës do të nisë nesër në orën 09:30 minuta dhe do të zgjasë disa orë. Opozita kundërshton fort procesin e zgjedhjes së Kryeprokurorit që pritet të zgjidhet vetëm me votat e mazhorancës. Sipas Kryemadhit por edhe Bashës Rama po e bën këtë për të mbyllur dosjet krimianle të qeverisë së tij.

 

 

 

 

 

 

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.