Kryemadhi u ka shkuar banorëve me kontrata në dorë, kontrata që sipas saj janë një model për banorët se sesi duhet të jenë kontratat e tyre me Bashkinë e Tiranës para se t’ju prishen shtëpitë dhe bizneset.
“Nesër secili nga ju, çfarëdo të ndodhi se këta do ikin, që prona juaj të mos prishet. Dhe ju të keni një kontratë me shtetin. Detyrimet tuaja ti ketë shteti. Ne ju sjellim një kopje kontrate ta keni, se janë rreth 193 njësi banimi dhe dyqane vetëm këtu. Pra 193 familje që preken.
Ne ju kemi sjell një kopje kontrate. Shikojeni, diskutojeni. Do jemi në kontakt me ju. Ne duam që ai të mos guxojë tju shkatërrojë pronën pa një kontratë të nënshkruar. Se është një marrëdhënie e drejtpërdrejt”, tha Kryemadhi ndër të tjera, teksa bisedonte me një prej banorëve.



