Kryemadhi: Nuk mjafton që shqiptarët refuzuan shtetin monist të Ramës, tani Opozita e Bashkuar …
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, dha një deklaratë të jashtëzakonshme sot, pas daljes së rezultateve të votimit monopartiak të Edi Ramës.
“Votimet e djeshme moniste, të diktuara nga krimi i organizuar dhe trafiku i drogës, u refuzuan në masën mbi 85% nga shqiptarët, – theksoi kryemadhi. – Edhe pse organizata rilindase KQZ ka shkelur mbi 30 herë kodin zgjedhor për votime të paligjshme, nuk arritën t’ia largojnë, ankthin, sikletën dhe djersën kryetarit.
Refuzimi total nga shqiptarët është një sinjal madhor, por edhe një përgjegjësi madhore, sepse sfidat tona nuk janë vetëm denoncimi i krimit të Edi Ramës, por shumë shumë më të mëdha.
Fjala e shqiptarëve tashmë është një përgjegjësi e madhe për ne. Opozita e Bashkuar me të gjithë faktorët politikë dhe jopolitikë duhet të marrin përsipër zgjidhjen e krizës në të cilën i futi Edi Rama dhe klika e tij.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



