E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryemadhi: PD dhe LSI do të hyjnë bashkë në zona të caktuara, marrim 100 mandate
Lajme

Kryemadhi: PD dhe LSI do të hyjnë bashkë në zona të caktuara, marrim 100 mandate

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka treguar në Syri Tv se PD dhe partia e saj do të hyjnë bashkë në zona të caktuara.

Sipas saj, kjo do të bëhet pasi në zona të caktuara PD dobësohet nëse del me listën e saj të vtme, ndërsa shpreh bindjen se opozita e bashkuar do të marrë 100 mandate.

“Sot kushdo, edhe nga varri të ngrihet, nëse bashkëpunon me Edi Ramën, shqiptarët do ta dërrmojnë, qoftë edhe Monika Kryemadhi, Sali Berisha apo Ilir Meta. Koalicioni me PD-në në 2009 ishte jonatyral, pasi ne jemi parti e majtë dhe ata të djathtë.

Me një listë, në zona të caktuara dobësohet PD-ja, jo LSI. Në zona të caktuara PD dhe LSI do të hyjnë bashkë. Me dy lista opozita e bashkuar merr 100 mandate”, tha Kryemadhi

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.