E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryemadhi për Ditën e Lirisë: Demokracia kërkon mbështetje
Lajme

Kryemadhi për Ditën e Lirisë: Demokracia kërkon mbështetje

TIRANË- Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka qenë në radhët e politikanëve që përkujtuar ditën kombëtare të rinisë.

Sipas kryetares së LSI-së në këtë datë të gjithë politikanët e këtyre 3 dekadave duhet të ulin kokën me turp, sepse ende sot e kësaj ditë nuk janë arritur idealet e asaj lëvizje, pavarësisht se kanë qenë të zgjedhur në pozicione drejtuese.

Ndër të tjera Kryemadhi shton se Shqipëria njëlloj si Europa nuk realizohet duke përkujtuar dhe festuar një herë në vit. Sipas saj ka nevojë që personat përkatës që jetojnë në këtë vend dhe kanë fuqi vendimmarrëse çdo ditë për dedikim dhe dashuri për vendin.

Postimi i plotë i Kryemadhit:

Përulemi me mirënjohje, sot në Ditën Kombëtare të Rinisë, ndaj veprës së të rinjve të dhjetorit ‘90, si edhe ndaj të gjithë qytetarëve që i dolën krah misionit të tyre për jetësimin e ëndrrës ‘Shqipëria si e gjithë Evropa’.

Gjithashtu kjo datë bën të ulin kokën në turp, të gjithë kush në 3 dekada pati shansin ta realizojë këtë mision, por e la në rrugë duke braktisur vlerat dhe idealet mbi të cilat u themelua Shqipëria post-komuniste.

Demokracia nuk është e garantuar, mirëpo ajo kërkon mbështetje të vazhdueshme dhe protestë të përditshme me të padrejtën, për të qenë triumfuese ndaj kërcënimeve që i kanosen.

Në ditën Kombëtare të Rinisë, vlen të theksohet nevoja e rikthimit tek ato vlera fillestare që bashkuan të gjithë shqiptarët. Shpopullimi masiv e ka vendosur Shqipërinë përballë një kërcënimi real për të ardhmen. Shqipëria si Evropa nuk realizohet duke përkujtuar dhe festuar një herë në vit, por ka nevojë çdo ditë për dedikim dhe dashuri për vendin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.