Kryemadhi për djegien e mandateve: Do ishim bashkëfajtor në kapjen e…
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka treguar se si u arrit vendimi për djegien e mandateve nga opozita.
E ftuar në emisionin “Opinion”, Kryemadhi tha se, fillimisht ideja e djegies së mandateve është artikuluar nga ish-kreu i PD-së, Sali Berisha, ndërsa shton se mes PD-së dhe LSI-së ka pasur debat sa i përket kësaj çështje
“Ideja e djegies se mandateve eshte artikuluar ne fillim nga Berisha. Me pas eshte mbajtur si ritem nga analistet dhe mediat. Kemi pasur debate mes LSI dhe PD per djegien e mandateve.
Ne rame dakord te gjitha palet, pasi konsumuam çdo Element institucional. Mbasi ezauruam cdo institucion, nuk na ngeli gje tjeter vec marrja e ketij vendimi, pasi u perballem me arrogancen dhe shkeljen flagrantate e kushtetutes nga ana e maxhorances. Ne dogjem mandatet, sepse do ishim bashkefajtor ne kapjen e shtetit”, tha Kryemadhi.
Partia Socialiste po përgatitet për zgjedhjet e parakohshme në fund të muajit Maj’.
Kështu është shprehur mbrëmjen e sotme kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu në Opinion.
‘Zgjedhjet lokale do të shtyhen në muajin shtator-tetor’, është shprehur më tej Kryemadhi.
Sipas kryetares së LSI-së, ‘Edi Ramën e tmerron dalja e qytetarëve të Tiranës në rrugë.
Nuk e tmerrojnë 20.000 qytetarë të ardhur nga rrethe.
Protesta e djeshme ishte vetëm me qytetarë nga Tirana. Rama është i rrezuar.
Mjafton të shikoni se cili nga institucionet sot punojnë. Rama është i rrezuar. Ne do të vazhdojmë sensibilizimin tonë.
16 marsi do ketë tjetër imazh. Protesta e 16 marsit do të jetë më e madhja’.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



