Kryemadhi: Presidenti mezi pret të dalë nga ‘burgu politik’. Ai është përtej LSI
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka treguar se nuk ka pasur negociata me Sali Berishën, për zgjedhjet e 6 marsit.
Ajo tha në një intervistë se Presidenti Ilir Meta, ndodhet në një burg politik, duke shtuar se ai mezi pret të dalë prej saj.
“Unë zotin Berisha që kur e kam takuar në parlament nuk e kam takuar më. LSI s’ka pasur negociata me zotin Berisha. Berisha është motori i themelimit të PD, por ai drejton edhe gjysmën e grupit parlamentar të PD që i shkarkoi Basha. Meta është më shumë se LSI. Meta është në një burg politik dhe për aq kohë sa do të jetë aty, por nga ana tjetër Meta është përtej LSI. Ne në fakt themi populli i 2 marsit, por ai popull ishin qytetarë të Edi Ramës, sepse në atë kohë iu bllokua transporti. Këtë e di shumë mirë dhe Basha.
E theksoj që Monikën e gjykojnë për mendimet e saj të sinqerta dhe naive. Por Meta është përtej LSI dhe opozitës. E them këtë sepse te Meta e gjejnë veten shumë socialist, shumë të LSI shumë të PD. Si do e strukturojë zoti Meta rikthimin në politikë, do të jetë një dalje që se kemi parë deri më tani”, tha Kryemadhi.
Kryemadhi nënvizoi se Meta mezi pret të dalë nga Presidenca e të kthehet në LSI.
“A mezi po e pret LSI Ilir Metën? Po. A do Meta të dalë nga Presidenca? Po, mezi po pret me dalë. Meta flet pa dorashka dhe nuk ka kompleksin për të folur para të gjithë televizioneve, gazetarëve, është i hapur”, tha Kryemadhi.
Kryetarja e LSI e mbylli fjalën e saj duke thënë se ajo personalisht e ka përfunduar misionin e saj më 25 prill, duke nënvizuar se shqiptarët nuk janë të gatshëm të besojnë një grua e nënë dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre. Ajo shtoi se do të vijojë të mbështesë LSI, të rejat dhe gratë shqiptare.
“Të krahasosh me të pa krahasueshmen. Monika Kryemadhi bëri diçka që mendoj se mund të sillte një risi për një grua në politikë. Misioni i Monikës dështoi më 25 prill. Nëse një grua dhe nënë beson për të mirën e një gjenerate të re dhe shoqëria nuk është gati për të luftuar për fëmijët e tyre, por janë të gatshëm për të shitur 4 vite jetë për një bonus qiraje, për një të mirë momentale. Qoftë në Shkodër, Tiranë, Lezhë, Durrës, më vjen keq që aleanca kundër grave ka qenë perfekte ku janë përdorur mediat, paratë, shteti, diplomacia, kundër të rinjve e të rejave. Kjo është një sfidë që vijon për popullin shqiptar. Unë do të jem mbështetëse e LSI e të rejave dhe grave”, tha Kryemadhi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



