Kryemadhi prezanton mjekun Blenard Nonaj si kandidat në Skrapar: Marrim 3 mandate
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ishte sot në Skrapar ku prezantoi kandidatin për deputet të zonës, mjekun Blenard Nonaj, të cilit i uroi suksese dhe u shpreh e sigurt se ‘fati i mbarë’ do ta ndjekë edhe për shkak të Malit të Tomorrit.
“Skrapari është qytet i bekuar me malin e Tomorrit, e shikon edhe Zoti me sy, kështu që suksese doktor, siç më ka dalë mua mirë …”, tha Kryemadhi.
Kryetarja e LSI u shpreh e bindur se LSI do dalë nga zgjedhjet e 25 prillit me tre mandate në Berat.

“Mundësitë tona për të marrë tre mandate janë plotësisht të realizueshme, përfaqësimi që ne kemi zgjedhur në qarkun e Beratit, e Skrapar, Blenardit e bën të mundshme se na e ka krijuar shansin e kontaktit me njerëzit”.
“Sot LSI-në në Skrapar e përfaqësojnë ata që e krijuan dhe jo ata që e përdorën”.
Drejtuesi politik i LSI në këtë qark, Ardit Çela theksoi se LSI ka një plan të detajuar për zhvillimin e zonës dhe qarkut të cilit do i rikthehen vlerat.
LISTA E LSI NE QARKUN E BERATIT
ARDIT ÇELA
BLENARD NONAJ
ESMERDALA QIORKO
PETRIT SINAL
ILIR OBONI
LEFTER MALIQI
ESMERALDA HOXHA
SHKËLQIM TAFA
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



