Kryemadhi: Qeveria e paaftë për të përballuar kriza
Kryemadhi u shpreh se vendi po kalon nga kriza në krizë dhe kjo edhe për shkak të keqmenaxhimit, apo arrogancës së pushtetit. Sipas Kryemadhit, njerëzit po e ndjejnë mungesën e shpresës.
“Problemi është se ti prandaj e do shtetin aty, kur ti e ke të nevojshme dhe një nga problemet më të mëdha që ne kemi pasur ka qenë përgjegjshmëria e strukturës shtetërore. Pas tërmetit, më pas u bashkëngjit edhe pandemia, tani edhe përmbytjet. Kalojmë nga kriza në krizë. Ca për shkak të fatkeqësive natyrore, ca për shkak të keq-menaxhimit, ca për shkak edhe të paaftësisë për të menaxhuar, një nga problemet me të cilat hasemi është në radhë të parë arroganca e shtetit dhe mungesa e dëshirës apo edhe vullnetit politik për ti ndihmuar njerëzit. Është shumë e vështirë, por ajo që ndihet çdo ditë e më shumë tek njerëzit është mungesa e shpresës”, tha kryetarja e LSI-së.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



