E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryemadhi: Qeveria u hoqi naftëtarëve bukën e fëmijëve
Publik News

Kryemadhi: Qeveria u hoqi naftëtarëve bukën e fëmijëve

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte pasditen e sotme në një takim me strukturat e kësaj force në Fier.

Teksa ka shpërndarë disa karta anëtarësie të rinjve, Kryemadhi i bëri thirrje strukturave që të takohen me qytetarët, të bisedojnë me ta dhe të kuptojnë, e të përpiqen të zgjidhin hallet e tyre.Kryemadhi nuk la pa përmendur edhe grevën e urisë të naftëtarëve, që prej tre ditësh, duke theksuar se qeveria po u merr bukën e fëmijëve.

“Greva e tyre nuk ka të bëjë me çështje që ka të bëjë me ngrohjen globale, por me mungesën prej 27 muaj të grabitjes së pagave të tyre. Ato paga janë buka e fëmijëve të tyre. Nëse ne nuk do jemi dhe nuk do të diskutojmë me njerëzit hallet e tyre, shqiptarët nuk do të kenë asnjë mundësi tjetër dhe do shkojnë drejt largimit nga Shqipëria.

Ju bëj thirrje ju strukturave të LSI-së këtu në Fier që të mos ndaloni në asnjë moment, por të jeni çdo ditë në kontakt me njerëzit, të takoheni, jo në takime të mëdha, por edhe të uleni me ta e të kuptoni hallet e tyre.

Të bisedojmë me bashkëqytetarët për të thënë që ne jemi të gatshëm të marrim përgjegjësi dhe drejtimin tonë”, tha Kryemadhi.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.