E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryemadhi: Rama qesharak, mashtroi  edhe për pronat e çamëve
Lajme

Kryemadhi: Rama qesharak, mashtroi edhe për pronat e çamëve

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, nuk është kursyer ndaj Kryeministrit Edi Rama, pasi mediat greke zbuluan mashtrimin e qeverisë se çështja çame as nuk ishte pranuar për t’u diskutuar në takimet që kanë pasur palët së fundmi.

Kryemadhi ka gjetur rastin t’i kundërpërgjigjet për “habinë” plot ironi të Ramës se pse LSI nuk votoi për aeroportin e Vlorës. Sipas saj, gjithçka është asgjë më shumë sesa mashtrim

“Mashtroi për Vlorën, mashtroi për ilaçet, mashtroi edhe për pronat e çamëve, – u shpreh Kryemadhi në Fb. – Ky njeri nuk ka me asnjë forcë të ngrihet mbi mashtrimet e tij, pavarësisht se ndjen kënaqësi kur mashtron shqiptarët. Sa qesharak që është!”

Më herët, ishte kryetari i Grupit të LSI, Petrit Vasili, i cili demaskoi një tjetër mashtrim të Kryeministrit: faktin që në Spitalin Onkologjik nuk ka medikamente për të sëmurët, pavarësisht videove propagandistike të publikuara nga kreu i qeverisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.