E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryemadhi, Ramës nga Vlora: Deri në 5 qershor na luteshe ne të ishim në koalicion
Lajme

Kryemadhi, Ramës nga Vlora: Deri në 5 qershor na luteshe ne të ishim në koalicion

​Kryemadhi i përgjigjet Ramës nga Vlora: Deri në 5 qershor na luteshe ne të ishim në koalicion

Nga një takim me strukturat e partisë në Vlorë, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama.

Teksa akuzoi kryeministrin Rama se po tenton të marrë në dorë të gjitha institucionet e drejtësisë, Kryemadhi tha se socialistet dhe të gjithë qytetarët janë të pakënaqur nga qeverisja. Gjatë fjalës së saj, kryetarja e LSI ka treguar disa detaje nga protesta e djeshme e banorëve të Torovicës, teksa pritej të fillonte mbledhja e qeverisë në qytetin e Lezhës. Sipas Kryemadhit, kryeministri Rama “i çoi në polici protestuesit e Torovicës, që të mos i prishej dekori i aktivitetit”.

“Pasi detyroi Visho Ajazin të jepte dorëheqjen, zgjodhi i vetëm Kryeprokurin, tani kërkon të marrë në dorë të gjitha institucionet e drejtësisë. Gjithë ky imponim ndaj qytetarëve shqiptarë do t’i kthehet në protestë. Deri më datën 5 qershor Rama i lutej LSI për të qenë pjesë e koalicionit të tij në zgjedhjet e 25 qershorit. E bëmë këtë pasi nuk donim të ishim pjesë e farsës së tij. Ju vetë e keni parë mënyrën sesi funksionon ky shtet. Situata ekonomike në vend është në një gjendje të tmerrshme. Doli dje në Lezhë, i mori e i çoi në polici qytetarët e Torovicës që po protestonin, që mos t’i prishej dekori”, u shpreh kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.