Kryemadhi rrëfen bisedën me zyrtarin e lartë amerikan/ Debati me Bollinon për gazin helmues
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka rrëfyer bisedën telefonike me zv.ndihmës sekretarin e shtetet të SHBA, Mathew Palmer.
Ajo u shpreh se ai ishte i disinformuar dhe mendonte se protestuesit kishin shembur kryeministrin.
“I kam thënë zotit Palmer, se Shqipëria është shndërruar në një vend ku lulëzon krimi i organizuar, është lavatrice e parave të drogës. I shpjegova që qeveria ka ardhur në pushtet me vota të blera dhe janë përgjimet e prokurorisë që e vërtetojnë. Zoti Palmer tha; ‘të kuptoj shumë mirë, vetëm protesta të jetë paqësore nesër. Për mosdjegien e mandateve, ma kërkoi por unë i thash është mbyllur si proces. Zoti Palmer nuk e dinte se ishte prishur vetëm kërpudha në kryeministri, kujtonte se ishte shembur vetëm kërpudha. Nuk e dinte se ishte përdorur helme luftareke nga qeveria, por mendonin se i hodhën protestuesit”, u shpreh Kryemadhi.
Kryetarja e LSI debatoi edhe me gazetarin Carlo Bollino lidhur me gazin helmues që u përdor në protestë.
Debati:
Carlo Bolino: Lloji i gazit i përdorur tek kryeministria, është aprovuar kur ju keni qenë në pushtet. Ju nuk mund të ankoheni sepse keni qenë pjesë e qeverisë.
Monika Kryemadhi: Kam qenë pjesë e qeverisë, por, Carlo uroj të marrësh pjesë në mbledhjet e qeverisë së Edi Ramës se cfarë bën.
Ministrat tanë na thanë që nuk është miratuar, por është firmosur në mënyrë të paligjshme.
Bolino: Nuk mund të thoni për cdo gjë që nuk ju përlqen, që është e paligjshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




