E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryemadhi sulmon Bashën: Financon portale për sulme denigruese ndaj familjes sime!
Lajme

Kryemadhi sulmon Bashën: Financon portale për sulme denigruese ndaj familjes sime!

Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka reaguar përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku hedh akuza të drejtpërdrejta ndaj ish-aleatit të saj politik, Lulzim Basha. Ajo e konsideron atë si personin që qëndron pas një fushate denigruese ndaj saj dhe familjes së saj në disa portale.

Videon e saj, Kryemadhi e shoqëron me mbishkrimin “Një mesazh për Spaçatorët”, ndërsa paralajmëron se një çështje e rëndësishme, ajo e lobimeve ruse në SHBA, mund të rikthehet në vëmendje nga SPAK.

“Dosja e financimit rus për lobim në SHBA vërtet ka zënë pluhur në zyrat e SPAK, por nuk është mbyllur dhe një ditë do të hapet”, thekson Kryemadhi.

Në vijim të mesazhit të saj, ajo lëshon akuza edhe ndaj gazetarëve që, sipas saj, paguhen nga Basha, duke ngritur dyshime mbi burimin e financimeve të tyre.

“E kuptoj që jeni të shqetësuar për fushatën shpifëse dhe denigruese ndaj meje, por mos u shqetësoni. Unë mendoj se pseudogazetarët, që shpërndajnë lajme siç shpërndajnë edhe gjëra të tjera, mund të ndikojnë në jetën time apo në përditshmërinë time.

Por do t’iu them vetëm dy gjëra. Ka kohë që portale të vogla, që kanë burime financiare në zyra ose në serva, kanë nisur një fushatë denigruese ndaj meje dhe familjes sime.

Nuk kam asnjë lloj problemi, pushka top iu bëftë, por dua t’iu kujtoj vetëm një gjë: e zbulova se kush ishte investitori strategjik i tyre, dhe nuk ishte njeri tjetër veçse ish-luftëtari im i opozitës, Lulzim Basha, të cilin e vlerësoj për guximin që ka, sepse është investuar edhe në mediat e “showbizit” politik dhe gazetarë përtej politikës.

Lidhjet që ka ai janë si të një ish-studenti të Soros dhe me gazetarë që deri më sot janë paguar nga fondacionet e tij, por dua t’iu theksoj dy gjëra: Dosja e financimit rus për lobim në SHBA vërtet ka zënë pluhur në zyrat e SPAK, por nuk është mbyllur dhe një ditë do të hapet.

Kur të merrni ato zarfera me lekë, të dini origjinën e atyre parave, sepse nesër mund të thuhet se me para ruse është financuar media e lirë”, shprehet ajo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.