Kryemadhi sulmon Berishën/ Djegia e mandateve lojë e Edi Ramës
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut ka sulmuar ish-kryeministrin e vendit dhe liderin historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Teksa sulmoi kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij për kapje të të gjitha institucioneve, gazetari Armand Shkullaku, e pyeti Kryemadhin se përse qëndronte në institucionet të cilat i quan te kapura nga Edi Rama edhe pse djegia e mandateve nuk mund të aplikohej si akt.
Në përgjigje të kësaj pyetje, Kryemadhi u shpreh se djegia e mandateve është një lojë e Edi Ramës.
Monika Kryemadhi të mos harrojë se personi i parë që ka kërkuar djegien e mandateve nuk ishte as Lulzim Basha e as ndonjë tjetër, por lideri historik i Partisë Demokratike dhe ish-kryeministri i vendit Sali Berisha.
Kryemadhi mendon se ish-kryeministri Berisha është vegël e Edi Ramës.
Sulmi ndaj Berishës duket të jetë një skenar i mirëmenduar i LSI për të futur herë pas here thikë pas shpine PD.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



