E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryemadhi: Tre ditë para Spiropalit, Agron Çela kërceu me mua
Lajme

Kryemadhi: Tre ditë para Spiropalit, Agron Çela kërceu me mua

Deputetja Monika Kryemadhi ka folur mbrëmjen e sotme për largimin e Agron Çelës nga PL-ja, për t’iu bashkuar PS-së.

Në një intervistë me Ylli Rakipin, Kryemadhi kujtoi kërcimin e Çelës me ministren Elisa Spiropali.

Ajo deklaroi se tre ditë para se të kërcente me Spiropalin, deputeti kërceu me të, ndërsa nuk pranoi të jepte komente të tjera mbi Agron Çelën dhe drejtoi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.

“Tre ditë para kam kërcyer edhe unë me të. Tre ditë para se të kërcente me Elisën…

Problemi që ka sot Edi Rama, janë votat e Partisë së Lirisë. Votat nuk janë të lidhura me individin. Kemi korruptimin në qelizë të politikës. Beteja nuk është për të sulmuar Partinë Demokratike por Partinë e Lirisë sepse bën diferencën. Edhe në 25 prill u bë betejë për të zvogëluar mandatet e LSI. Pra, kjo është shumë e shëmtuar, por nuk kam ndërmend ta komentoj as ata që kanë ikur dhe as ata që do të ikin. Pse? Pika lidhëse e njerëzve që ikin është te inceneratorët.”, theksoi ajo

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.