E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryemadhi tregon çfarë i ka marrë SPAK
Lajme

Kryemadhi tregon çfarë i ka marrë SPAK

Deputetja Monika Kryemadhi ka reaguar për lajmet në media se i është sekuestruar pasuria.

Kryemadhi mohoi lajmet dhe deklaroi se SPAK i ka sekuestruar vetëm një send, i cili ka të bëjë me kallëzimet e saj.

Ajo theksoi se sekuestrimi i këtij sendi mban prova, të cilat do t’i publikonte më vonë dhe do t’i shtoheshin kallëzimeve të mëparshme.

“Ka të bëjë me një send i cili ka të bëjë lidhje me kallëzimet e mija, kjo është, do të keni në të ardhmen…

SPAK ka marrë një send i cili ka të bëjë me kallëzimet e mija. Nuk jam e shqetësuar fare, përkundrazi, nëse ai send do të merret si provë do t’i shtohet më shumë kallëzimeve dhe argumenteve të mija që unë kam menduar se do t’i nxirrja pak më vonë”, nënvizon deputetja

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.