E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryemadhi tregon para gazetarëve: Dy orë e 30 minuta në SPAK
Politikë

Kryemadhi tregon para gazetarëve: Dy orë e 30 minuta në SPAK

Pas më shumë se dy orë e 30 minuta në SPAK, deputetja Monika Kryemadhi, ka deklaruar për mediat, se ka dorëzuar provat e reja në lidhje me inceneratorin e Tiranës.

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka folur për mediat pas dëshmisë së saj në SPAK.

Kryemadhi dha detaje rreth marrjes së saj në pyetje.

“Sot isha pranë SPAK për çështjen e inceneratorit të Tiranës. Kam dorëzuar padi në 4 mars të 2021. Gjerat tani po zbardhen, shpresoj që më e pakta është që të ndalet pagesa për inceneratorin. Edhe pse është thënë për marrjen e bonusin 8 pikësh për këtë kompani, në rastin kur nuk kemi pagesa buxhetore, s’kemi pse bëjmë pagesën 29 euro për ton. Shtova dhe do vazhdoj të dorëzoj dokumentet e tjera për rihapjen e vend depozitimit të ri në Sharrë”, tha Kryemadhi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.