Kryemadhi zbulon 3 qytetet ku do të kandidojë me 25 prill, tregon nderin që i ka bërë Edi Rama
Kryetarja e LSI-së ka treguar se në cilat qytete do të kandidojë për zgjedhjet e 25 prillit.
Ajo ka zbuluar se do të kandidojë në Tiranë, Fier dhe Elbasan, ndërsa shtoi gjithashtu se ditën e sotme do të vendos dhe për qytetin e katërt.
Pjesë nga intervista:
Kryemadhi: Do të kandidoj në Tiranë, Fier dhe Elbasan
Gazetarja: Vendimi final për kandidaturën tuaj ku është?
Kryemadhi: Fier, Elbasan, Tiranë. Do shikoj deri të premten tjetër se ku do ta kem të katërtin, se ma ka bërë këtë nder Edi Rama.
Gazetarja: Besoj se takimin e radhës individual do ta kemi pas 26 prillit. Deri atëherë a keni një zotim për ekranin tonë?
Kryemadhi: Mos më izolo 58 ditë të mos kem shansin të flas me teleshikuesit. Patjetër që do ta kemi një komunikim bashkarisht, për të vetmen arsye sepse motivi im është përfshirja e grave dhe vajzave, jo vetëm në politikbërje, jo vetëm në hartimin e politikave, por ne duhet të përfshijmë sa më shumë gra dhe vajza në të gjithë jetën tonë politike e shoqërore. Jo se janë gratë më të mira se burrat, por përgjegjshmëria dhe serioziteti i një gruaje është shumë më i madh. Përgjegjshmëria që një grua e ka si nënë dhe angazhimin që ajo ka për të mbrojtur familjen dhe fëmijën e saj, duhet ta kthejmë në një simbol për të mbrojtur shtetin dhe simbolin tonë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



