Kryeministri dhe Presidenti i Ri Meta do të komunikojnë me popullin sot mbasdite
Dy takime Basha – Rama rezultati Zero. Por në përfundim të tij palët njoftuan se ende nuk kanë arritur gjuhën e përbashkët për nxjerrjen e vendit nga kriza.
Por duket se për këtë shkak kryeministri Rama dhe kryeparlamentari Meta sot do dalin në konferenca të veçanta për mediat.
Lëvizja Socialiste për Integrim ka njoftuar në profilin e saj zyrtar në rrjetet sociale se sot në orën 18:30 do ketë një mesazh të rëndësishëm nga Ilir Meta, që do të jepet përmes një video.
“Sot në orën 18:30 një video-mesazh shumë i rëndësishëm nga z. Ilir Meta!”.
Por edhe kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se në orën 17.00 në Kryeministri do të mbajë një konferencë për shtyp.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



