E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryeministri Edi Rama i kthen për herë të parë përgjigje shtetit të Holandës
Lajme

Kryeministri Edi Rama i kthen për herë të parë përgjigje shtetit të Holandës

Kryeministri Edi Rama i kthen për herë të parë përgjigje shtetit të Holandës, pas lajmeve të qarkulluara ditët e fundit se Holanda kthen vizat me Shqipërinë.

Nga Durrësi, pas përfundimit të takimit me kryeministrat e Ballkanit Perendimor, Rama mbajti një konferencë për shtyp, ku deklaroi shkurt se refuzon atë që është përfolur deri më tani, aq më tepër motivin e këtij raporti.

“Refuzoj ta pranoj shenjestrimin e shqiptarëve azilkërkues, apo ata që kryejnë krime në vendet e BE, si një arsye për të treguar me gisht Shqipërinë. Kriminelët janë kriminelë kudo dhe pa dallim, ata duhet të përgjigjen para ligjit, nuk ka flamur, kombësi, ka thjeshtë raport me ligjin dhe në këtë aspekt refuzoj me forcë cdo përpjeke për arsye të brendshme për të treguar me gisht Shqipërinë”, u shpreh Rama, duke shtuar më vonë se: Holanda është një shtet, një mbretëri, s’kam problem me Holandën, apo me ndonjë shtet tjetër. Flas për mënyrën se si në media, apo zërave që kanë axhendat e tyre në BE targetojnë të ardhurit nga vendet e tjera dhe shqiptarët. Kur një etni lidhet me kriminalitetin është e papranueshme për mua. Nëse ka kriminelë në Europë, ata kanë të gjitha pasaportat e mundshme dhe cdo shtet duhet ti trajtojë si të tillë. Ka lidhje me axhenda politike dhe mediatike në një europë që po kalon një periudhë turbullire në raport me të ardhmen e vet. Shqiptarët e ballkanasit u përdorën si problem i Britanisë, kjo është propagandë dhe s’ka lidhej me realitetin e gjerave. Qytetarët e këtij rajoni nuk kanë asnjë shans që të marrin azil politik në Europë, por edhe nuk pranojmë të identifikohemi sic e sqarova sa më sipër, kështu që mos na shqetësoni me këto ndarje”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.