E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama në maternitet, shpërndan shpërblimet për tre foshnjat e 2019-ës
Lajme

Rama në maternitet, shpërndan shpërblimet për tre foshnjat e 2019-ës

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një vizitë në maternitetin “Koço Glozheni” në Tiranë, foto të cilën e ka postuar në rrjetin social Instagram.

Rama duket përkrah një nëne të cilës i ka dorëzuar shpërblimin për fëmijën e parë, që sipas ligjit që hyn në fuqi prej sot përfiton 40 mijë lekë të reja.

Ndërsa nëna në foto me Ramën ka përfituar 120 mijë lekë të reja pasi ka sjellë në jetë fëmijën e tretë.
“Mirëmengjes nga Materniteti Koço Glozheni, ku u uruam mirëseardhjen bebeve që erdhën në natën e ndërrimit të viteve. I pari i këtij viti është Aleksi, vëllai i dy motrave që si fëmijë i tretë, do të hyjë në shtëpi me 120 mijë lek të reja me vete. Pas tij ka ardhur një vajzë, fëmijë i dytë, që do të hyjë në shtëpi me 80 mijë lek të reja, e më pas, përsëri një vajzë, e cila si fëmijë i parë, do t’u çojë prindërve në shtëpi 40 mijë lek të reja. Tre të parët kanë ardhur fiks si për të ilustruar politikën e re të Bonusit të Bebes.  GEZUAR e me shëndet e mbarësi, të gjitha çifteve të reja e prindërve përsëritës të këtij Viti të Ri”, shkruan kryeministri Rama.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/rama-ne-maternitet-shpernad-shperblimet-per-tre-foshnjat-e-2019-es-611367/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.