Kryeministri Edi Rama ofron strehim për 1000 rus që refuzojnë thirrjen e Vladimir Putin për luftë
Burime të sigurta nga Ministria e Brendshme dhe nga Qendra Pritëse për Azilkërkuesit, strukturë e kësaj ministrie, kanë bërë me dije për “Pamfleti”, se kanë marrë urdhër të fillojnë përgatitjet e ngritjes së një kampi të ri emigrantësh.
Bëhet fjalë, për akomodim të shtetasve civilë rus, të cilët po largohen nga vendi i tyre, për t’i shpëtuar rekrutimit me dhunë, pas urdhrit të dhënë nga Vladimir Putin, për t’i çuar të luftojnë në Ukrainë.
Sipas urdhrit, do krijohen kushte për strehimin dhe trajtimin e 1000 personave në 4 zona akomodimi, nëpër hotele bregdetare në Vlorë, Kavajë, Durrës e Velipojë, me qëllim që dhe rusët, ashtu si afganët e ukrainasit, të jenë të përqëndruar në formë kampesh të mbikëqyrura.
Kryeminsitri Rama e ka dhënë urdhrin për ngritjen e “Kampit Rus”, pasi ka shkuar në Mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB; që logjikisht, do të thotë se nuk ka një vendim qeverie, vendim të Komisionit Parlamentar të Sigurisë e as vendim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku kryetar është Presidenti.
Por faktet, me pranimin e afganëve dhe ukrainasve, kanë treguar se kryeministri Rama i bën veprimet fakt të kryer personalisht, pastaj urdhëron qeverinë e parlamentin të firmosin formalisht.
Këtë akt humanizmi nuk ia kanë kërkuar NATO e BE, por është protagonizëm personal prej megalomani delirant i kryeministrit Rama, për t’u dukur “lider botëror” e me vend të sigurt, ndërkohë që prej varfërisë ekstreme dhe pasigurisë nga krimi masiv po i ikin shqiptarët./Pamfleti
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



