Kryeministri Edi Rama pritet të flasë pas përfundimit të hetimeve nga KFOR
Njësitë speciale të Serbisë rrëmbyen tre policë kosovarë, ngjarje e cila ka shkaktuar reagime të shumta nga institucionet dhe kancelaritë ndërkombëtare. Në mes të këtyre reagimeve, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ende nuk është shprehur për këtë çështje delikate.
Megjithatë, përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Rama ka argumentuar arsyen e mosreagimit të tij. Ai shkruan se është duke pritur përfundimin e hetimeve për këtë rast të tronditshëm, dhe se pas kësaj do të flasë publikisht.
Reagimi në Twitter i Edi Ramës:
Kush thotë se po heshtim apo kush kërkon t’i hedhim benzinë zjarrit duke ngritur akuza ndërkohë që KFOR-i po investigon rastin, nuk do t’ia dijë as për Kosovën e as për Shqipërinë, po vetëm për luftën e stërhumbur politike me mua apo për politikën e luftës imagjinare me Serbinë
Prandaj më duhet edhe njëherë t’u kujtoj se Shqipëria është pjesë e bashkësisë euroatlantike dhe ka fiks të njëjtën linjë të kësaj bashkësie, e cila bombardoi Serbinë dhe krijoi shtetin e Kosovës! Ne presim fjalën e KFOR-it që po heton rastin dhe i qëndrojmë de-eskalimit imediat!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



