E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryeministri gënjeshtar i paepur, po nga halli e ka…
Lajme

Kryeministri gënjeshtar i paepur, po nga halli e ka…

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, akuzoi Kryeministrin Edi Rama si një gënjeshtar të paepur lidhur me 613 kg kokainë të sekuestruar pak javë më parë në Portin e Durrësit.

Vasili tha se Rama e ka gënjeshtrën mënyrë jetese. Për të provuar akuzat e tij, Vasili ka bërë një krahasim mes deklaratave të Kryeministrit pas sekuestrimit të kokainës me ato në median gjermane.

Postimi i Petrit Vasilit

Kryeministri per 613 kg e cocaines eshte vetem nje genjeshtar i paepur, sigurisht nga halli….

Te gjithe shqiptaret e degjuan se cfare tha kryeministri per 613 kg kokaine lidhur me mbeshtetjen e nderkombetareve lidhur me kapjen e saj.

Qe kryeministri eshte genjeshtar i paepur dhe qe genjeshtren e ka menyre jetese po jua le juve ta gjykoni.Por eshte halli i madh,qe do merret vesh shpejt qe e detyron te genjeje.

Ja çfare i thote tani kryeministrit medias gjermane “DIE WELT”:

“Dy javë më parë, sekuestruam 600 kilogramë kokainë në bashkëpunim me autoritetet italiane”

Ja cfare deklaronte kryeministri disa jave me pare kur u kap droga:

“fakti që ky operacion është zhvilluar i gjithi në territorin e vendit, pa asnjë sinjalizim nga vendet europiane ku ngarkesa ka udhëtuar përpara se sa të hynte në portin e Durrësit, ka domethënien e rëndësishme të forcës ligjzbatuese që disponojmë sot”.

Ja,ne duart e ç’genjeshtari eshte Shqiperia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.