E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryeministri i Malit të Zi do ta vizitojë Kosovën, një zgjidhje është afër
Lajme

Kryeministri i Malit të Zi do ta vizitojë Kosovën, një zgjidhje është afër

 

Një zgjidhje për çështjen e komplikuar të demarkacionit, që po e mban peng liberalizimin e vizave, mund të gjendet pas disa javësh. Burimet bëjnë me dije se muajin e ardhshëm Kosovën pritet ta vizitojë kryeministri i Malit të Zi, Dusko Markovic, me ftesë të kryeministrit Ramush Haradinaj.

Kriza e shkaktuar nga çështja e demarkacionit mund të nisë të zgjidhet pas disa javësh. Kryeministri i Malit të Zi pritet të qëndrojë në Kosovë nga data 20 deri më 30 janar, vitin e ardhshëm.

Mbrëmë Haradinaj ka qëndruar në Bruksel, ku ka takuar shefin e Qeverisë së Malit të Zi, i cili, po ashtu, ka qëndruar në kryeqytetin evropian bashkë me gjashtë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Marrëveshja për kufirin me Malin e Zi është dërguar në Kuvend, por ende nuk është nxjerrë në rend dite. Bashkë me të është dërguar edhe një raport i hartuar nga Komisioni “Bulliqi”, ku thuhet se Kosova ka humbur tokë nga kjo Marrëveshje.

Nuk dihet ende se kur do ta kenë deputetët e Kuvendit të Kosovës në agjendë këtë çështje. Sido që të jetë, koalicioni aktual, sipas kryeministrit Haradinaj, e ka të vështirë t’i sigurojë 2/3 e votave të nevojshme për miratimin e kësaj Marrëveshjeje.

Haradinaj, para nisjes në Bruksel, ka deklaruar se vizita e tij në Bruksel do të sjellë një lajm rreth kësaj teme. Mbetet të shihet se cili do të jetë reagimi i Malit të Zi për demarkacionin, kur dihet se zyrtarët e këtij shteti vazhdimisht kanë përsëritur se demarkacioni është temë e kryer për ta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.