E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryeministri i Shqipërisë ka kryer ndërhyrje estetike në fytyrë? Ja provat
Uncategorized

Kryeministri i Shqipërisë ka kryer ndërhyrje estetike në fytyrë? Ja provat

Pas Putinit dhe  Berlusconit që dihen tashmë publikisht për ndërhyjet e tyre estetike, Edi Rama nuk do të ishte politikani i vetëm që kujdeset t’i japë një “penel freskie” imazhit të tij.

Mund të dukemi dyshues e ndoshta edhe tendenciozë teksa vëmë në dukje ndryshimet e fundit në pamjen e Krysministrit, por fotot flasin më mirë se fjalët.

Në fakt, pamja e rinuar e Ramës na ra në sy fillimisht mbrëmjen e 28 Dhjetorit, kur ai u shfaq në ekranin e Top Channel, i ftuar në emisionin e gazetarit Sokol Balla.  Atletet dhe bluza sportive poshtë xhaketës, nuk ishin të vetmit elementë që e bënin Ramën të dukej më i ri. Lëkura e tendosur fliste qartë që Kryeministri ishte kujdesur pak më tepër për veten këtë radhë. Botox apo lifting nuk jemi aq të zotë ta themi, por me siguri një specialist i këtyre ndërhyjeve do e saktësonte.

Ndërkohë bindjen tonë e forcoi edhe dalja e Ramës në konferencën me mediat një ditë më pas, ku sërish imazhi i freskuar na la të kuptojmë se kryeministri ynë, nuk është thjesht ujë e sapun.

Për të bërë një krahasim të thjeshtë, po sjellim disa foto të Ramës të shkëputura nga emisioni “Opinion” në Qershor të këtij viti dhe fotot e fundit, 6 muaj më pas nga emisioni “Top Story”. Me sa duket, me muajt që shkojnë Rama rinohet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.