E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bota

Kryeministri kanadez mban ne krah “adashin” sirian

Kryeministri kanadez u takua me foshnjën që mban emrin e tij, në shenjë mirënjohjeje ndaj tij prej prindërve refugjatë sirianë të bebes.

Takimi u zhvillua në Calgary të shtunën, ndërkohë që bebja dymuajsh, Justin Trudeau Adam Bilan flinte i lumtur në krahët e kryeministrit që po e mbante.

Ai ka lindur në maj, në Kaljari, disa muaj pasi prindërit dhe dy fëmijët e tjerë ishin larguar nga lufta në Siri. Kur familja mbërriti në Montreal në shkurt, Trudeau nuk ndodhej atje për t’i përshëndetur siç kishte bërë me refugjatë të tjerë sirianë.

Por, çifti, Muhamed dhe Afra Bilan, e ndjenin se duhet ta falenderonin në ndonjë mënyrë, ndaj i vendosën foshnjës së tyre, emrin e tij. Nga nëntori 2015 kur Trudeau u bë kryeministër, e deri në janar të këtij viti, më shumë se 40 mijë refugjatë sirianë janë vendosur në Kanada.
Rreth 1 mijë prej tyre janë vendosur në Kaljari. Në janar, pas urdhrit të presidentit amerikan Donald Trump për ndalimin e emigrantëve nga 7 vende me shumicë myslimane, Trudeau, doli në mediat sociale për të konfirmuar angazhimin e qeverisë së tij për të ndihmuar ata që i largoheshin persekutimit, terrorizmit dhe luftës.

Në Ontario, në shkurt, një tjetër çift sirian ia kish vendosur emrin djalit të tyre Justin, në nder të kryeministrit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.