Kryeministri kroat reagon pas aksidentit tragjik me 10 viktima: Jemi me popullin dhe autoritetet e Kosovës
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç ka ngushëlluar popullin e Kosovës pas aksidentit të rëndë në Slavonski Brod, ku një autobus nga Kosova është aksidentuar.
Raportohet për së të paktën 10 të vdekur e 30 të lënduar, ndërsa kreu i qeverise kroate thote se eshte me popullin e Kosoves. “Me trishtim të madh morëm lajmin për një autobus që u aksidentua afër Slavonski Brod në të cilën humbën jetën 10 persona. Mendja jonë është te familjet e viktimave, autoritetet dhe popullin e Kosovës, të cilëve u shprehim ngushëllimet tona të thella.
Shpresojmë që pasagjerët e lënduar të shërohen më shpejt”, ka shkruar kryeministri kroat Andrej Plenkoviç në Twitter. Ai ka thënë se ka biseduar me Ministrin e Brendshëm të Kroacisë, Davor Bozhinoviç dhe me atë të Shëndetësisë, Vili Berosh. Ata janë nisur për në Slavonski Brod për të kuptuar nga afër gjendjen.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



