E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryeministri Rama harron hotelin e tij të preferuar me 5 yje
Lajme

Kryeministri Rama harron hotelin e tij të preferuar me 5 yje

Linda dhe Edi Rama gjatë inagurimit të Hotel Plaza

Dje në Kuvend u diskutua paketa fiskale për vitin 2018, e cila përfshin planin e qeverisë për përjashtimin nga taksat për 10 vjet për hotelet me 4 dhe 5 yje. Edhe pse FMN-ja ka shprehur dyshimet e saj mbi këtë politikë të qeverisë Rama për të tërhequr investime të reja të huaja, dhe sugjeron se ky vendim i lë rrugë të lirë konkurencës së pandershme, Kryeministri Rama e mbrojti me pasion këtë propozim:

“Jami një vend për të cilin kanë folur të gjithë ato kryeministrat patriot, është më i bukuri, më i miri dhe është turistik dhe është me dete, me erëra që fryjnë dhe me diell që lind e perëndon më bukur se kudo. Dhe sot jemi i vetmi vend në të gjithë rajonin që s’kemi hotel me 5 yje. Ne do ndërtojmë hotele me 5 yje në Shqipëri.”

Edi Rama duket se e ka harruar se ekzaktësisht një vit më parë, në 16 nëntor 2016 ai inaguroi “hotelin e parë me 5 yje” në Tiranë, për të cilin ai shkroi se:

“Dje në ceremoninë e çeljes së Hotel Plaza, një vepër më shumë në koleksionin e perlave të arkitekturës bashkëkohore europiane; e vlerësuar ndërkombëtarisht nga Muzeu i Artit Modern të Nju Jorkut, si një ndër 10 godinat më mbresëlënëse që janë ndërtuar në 10 vitet e fundit; e ekspozuar si maket në vendin e nderit, në Bienalen e arkitekturës në Venecia që është platforma më prestigjioze e shfaqjes se arkitekturës botërore. Kjo vepër është tanimë pjesë e peizazhit të kryeqytetit, një prani e bukur, shumë tërheqëse dhe jo vetëm kaq, por edhe nxitëse për imagjinatën e kujtdo që e sheh. Por s’ka po ashtu dyshim që si i pari hotel me pesë yje në Tiranë, Plaza është në lartesinë e arkitekturës së saj edhe në gjithë infrastrukturën dhe strukturën e mikpritjes.”

Si i vetmi hotel me 5-yje, Plaza, në pronësi të një prej oligarkëve të Shqipërisë, do të jetë një nga përfituesit direkt të planin fiskal të Ramës. Ndërsa qeveria dhe institucionet e huaja si Delegacioni i BE-së në Tiranë do të vazhdojnë të shpenzojnë para publike në sallat e tij, sikurse ndodhi për organizimin e “Ditëve të Medias në Ballkanin Perëndimore”.

Nëse plani i Ramës miratohet, të gjitha fitimet e Hotel Plazës nga paratë publike të shqiptarëve dhe qytetarëve të BE-së do të shkojnë direkt në xhepat e pronarëve të tij, dhe jo në zhvillim e ekonomisë së vendit.

E për të errësuar këtë fakt, Kryeministrit Rama zgjodhi sot “të harrojë” hotelin e parë me 5 yje në Shqipëri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.