E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryeministri Rama ka vajtur me atlete dhe makinë të blinduar në takimin me homologun e tij malazez, Markoviç në Shkodër.
Politikë

Kryeministri Rama ka vajtur me atlete dhe makinë të blinduar në takimin me homologun e tij malazez, Markoviç në Shkodër.

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme po zhvillon një takim në Shkodër, me delegacionin e Malit të Zi. takimi mes dy qeverive do të zhvillohet në ambientet e fototekës “Marubi”.

Ashtu siç ndodh zakonisht, në një kohë kur në vend kemi ngjarje më të rëndësishme dhe qeveria numëron një mal me probleme, duke nisur nga çështja e vdekjes së shoferit të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, projektligji për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe marrëveshja për detin me Greqinë, Rama u vesh me atlete.

Zakonisht, në kohë fushatë ose raste kur nevojitet zhvendosja e vëmendjes së mediave, Rama luan me veshjet e tij.

Por një qytetar i ka komentuar: “Ah more zoti kryeministër, si e keni katandisur këtë vend kështu, bashkë me ato të përzgjedhurit e tu”.

Nuk dihet se si do ta presë kryeministri këtë koment të qytetarit, por shpresojmë se nuk do shpërthejë në të shara, siç bëri në qershor me qytetarin Fabian Pinderi i cili guxoi t’i shkruante mesazh duke e quajtur hajdut.

Kryeministri Rama ka vajtur me makinë të blinduar në takimin me homologun e tij malazez, Markoviç në Shkodër.

Kreu i qeverisë i shoqëruar nga pëërfaqësues të tjerë zyrtarë ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me delegacionin e vendit fqinj në qytetin e Shkodrës.

Ajo që të bie në sy është se Rama ka përdorur një fuoristradë të blinduar për të udhëtuar, ndryshe nga takimet e tjera nëpër vend në dëgjesat publike me qytetarët shqiptarë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.