E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryeministri Rama publikon pamjet gjatë vizitës në SHBA: Bashkëpunim për binjakëzim
Lajme

Kryeministri Rama publikon pamjet gjatë vizitës në SHBA: Bashkëpunim për binjakëzim

Kryeministri Edi Rama ka nisur vizitën zyrtare në SHBA, dy ditë pasi u betua për krijimin e qeverisë së re.

Kreu i qeverisë shqiptare ka qenë në Akademinë Ushtarake “West Point” në New York, ku është pritur me një ceremoni ushtarake.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama shkruan se kjo vizitë vjen në kuadrin e bashkëpunimit të nisur për binjakëzimin me Akademinë e Forcave të Armatosura Shqiptare.

Sëbashku me kryeministrin shqiptar, në SHBA është dhe ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Gjatë ceremonisë së pritjes është vendosur dhe himni kombëtar shqiptar.

Postimi i Edi Ramës në Facebook:

New York – Në Akademinë Ushtarake “West Point”, në kuadrin e bashkëpunimit të nisur për binjakëzimin me Akademinë e Forcave të Armatosura Shqiptare.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.