E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryeministri  Rama   Shkarkon Ministren e Financave Delina Ibrahimaj
Lajme

Kryeministri Rama Shkarkon Ministren e Financave Delina Ibrahimaj

Sipas burimeve të gazetarëve por të pankonfirmuara , Kryeministri Edi Rama ka thirrur mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste sot në orën 18:00. Para fillimit të asamblesë, Rama ka vendosur të shkarkojë Ministrin e Financave Delina Ibrahimaj. Mësohet se Kryeministri do të zhvillojë mbledhjen përvitshme me ministrat për raportim mbi punën e qeverisë gjatë tetë muajve të kaluar.

Burime të tjera tregojnë se ka pritje për të tjera shkarkime në radhët e qeverisë socialiste. Ibrahimaj kishte marrë postin e Ministres së Financave në shtatorin e vitit 2021, duke shërbyer për më pak se dy vjet. Karriera e saj përfshin anëtarësimin në Këshillin e Statistikave, INSTAT, si dhe në Këshillin Drejtues të FED Invest dhe Institutin e Sigurimeve Shoqërore.

Ky është shkarkimi i dytë i një ministri nga Rama në pak ditë nëse është e vërtetë. Por gazetari ynë u interesua në zyrën e kabinetit të kryeministrit Rama por nuk mori një përgjigje për lajmin. Më parë ai kishte liruar nga detyra Ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, dhe e kishte zëvendësuar me Taulant Ballën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.