E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryeministri  Rama u kërkon votën e emigrantëve në Greqi:  Në 2030 të ngremë flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në Bruksel
Lajme

Kryeministri Rama u kërkon votën e emigrantëve në Greqi: Në 2030 të ngremë flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në Bruksel

Ta bëjmë Shqipërinë anëtare me të drejta të plota në BE!


Kryeministri Edi Rama kërkoi votën e emigrantëve shqiptarë në Greqi, të cilët  këtë vit do të votojnë për herë të parë nga vendet ku ata jetojnë.

Rama kërkoi votën e tyre, me qëllim që ta çojnë Shqipërinë në BE me të drejta të plota, ashtu siç shqiptarët kanë çuar familjet e tyre në Bashkimin Evropian.

Rama shpalosi objektivin e tij që në 2030 flamuri i Shqipërisë të ngrihet në Bruksel.

“Kjo është një ditë e veçantë për mua edhe për një arsye tjetër. Ju nuk jeni bashkatdhetarë jashtë atdheut me një të drejtë vote. Sot jemi votues që për herë të parë do merrni pjesë në zgjedhje duke gëzuar të drejtën të votoni, këtu ku jeni nga shtëpia juaj.

Ju e dini, më2 është dashur të përpiqem shumë gjatë për ta bërë realitet këtë premtim, të cilin nuk e mbajtën dot për një kohë jo të shkurtër, sepse pa marrë votat e palës tjetër ishte e pamundur. Unë mund tju them se në pranverën e ardhshme ju kërkoj votën tuaj nga Greqia për ta bërë Shqipërinë2 e 2030 anëtare me të drejta të plota në BE. Për ti dhënë Shqipërisë të njëjtin mundësi që ju shqiptarët e Evropës i keni dhënë familjeve tuaja, mundësinë për të përfituar nga të mirat e të jetuarit brenda familjes evropiane. Për të bërë të mundur që së bashku me shqiptarët kudo ku janë të greme flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në Bruksel brenda kësaj dekada”, tha Rama.

Kryeministri e vuri theksin edhe tek raportet mes shqiptareve te Greqise dhe grekeve te Shqiperise.

“Ju shqiptarët e Greqisë dhe grekët e Shqipërisë jeni thelbi brenda bërthamës së pandashme të një fqinjësie që duhet të jetë burim miqësie dhe jo burgim konfliktesh,. Burim fuqie të përbashkët jo karshillaqesh ndaj njeri tjetrit. Burim partneritetesh në cdo nivel. Jo sebepesh për ngërçe mes njërit tjetrit që pastaj paguajnë qytetarët e zakonshëm të dy vendeve tona”.

Gjatë takimit të tij të dytë me emigrantët shqiptarë në Greqi këtë herë në qytetin e Selanikut, kryeministri Edi Rama i cilësoi forcat e reja politike si “maska të Sudes”.

Rama u shpreh se “forcat e tjera, jo vetëm ato më fytyra të vjetra, por edhe të reja” dhe që ua bëjnë fushë me lule, pas tyre kanë “Suden” si kulturë politike, duke iu referuar gruas që krijoi një prej firmave piramidale të fund viteve ’90 në Shqipëri.

“Janë njësoj si Sudja që pasi i zhyti të gjithë doli te sporteli e tha që loja mbaroi”, u shpreh Rama, ndërsa shtoi se edhe pse Shqipëria nuk është “fushë me lule”, PS është e vetmja forcë që di të shohë realitetin me sytë e qytetarëve dhe di se çfarë të bëjë për të ndryshuar realitetin.

“Të ishte për ato forca të tjera, jo vetëm ato më fytyra të vjetra, por edhe të reja. Ato që dalin dhe ua bëjnë fushë me lule janë maska të Sudes, pas tyre është Sudja si kulturë politike. Janë njësoj si Sudja që pasi i zhyti të gjithë doli te sporteli e tha që loja mbaroi.

Nuk kam ardhur të them se s’ka probleme sepse ka. Nuk kam ardhur t’u them se kemi bërë gjithçka, por besojmë se kemi bërë aq sa kemi pasur mundësi të bëjmë dhe duke iu treguar se dimë të shohim realitetin me sytë tuaj dhe dimë të bëjmë për të bërë për të ndryshuar realitetin edhe më shume dhe dimë se çfarë duhet bërë”, u shpreh Rama.

Ky ishte një mesazh i koduar për socialistët të cilët e konsiderojnë veten të paprekshëm dhe mendojnë se mund të kontrollojnë drejtësinë e re.

“Drejtësia e çliruar nga duart e pushtetit politik.

Për të kuptuar se sa e re, sa e madhe dhe historike është kjo që po ndodh mjafton të kthesh kokën pas nuk ndodh të gjesh dot që nga 1912, një personazh me profil të lartë që është dënuar nga gjykata. Drejtësia ka qenë e frikësuar e manipuiluar sot drejtësia është çliruar nga duart e partisë në pushtet.

Mjafton të kujtoni Fatos Nanon që u dënua nga një drejtësi e pavarur dhe as për përfitime të paligjshme personale por për një hesap të një partie në pushtet që e rrënoi Shqipërinë pa u hyrë një gjemb në këmbë. Sot kjo ka marrë fund. Jam krenar që ne PS udhëhoqëm një reformë në drejtësi që fshiu një pjesë të madhe të llumit me vettingun dhe sot po fshin zullumin e llumit shumëvjeçar.

Asnjë nga vendet e reja të BE, nuk e kanë bërë një reformë të tillë para se të hynin në BE. Kjo që po ndodh në Shqipëri nuk kanë ndodhur në rajon dhe as në vendet që kanë çelur negociatat para nesh. Jam optimist dhe besimplotë, se do ecim para pavarësisht bllokadash e ardhmja jonë në BE nuk është më e largët por është e gjitha në duart tona për ta afruar më harkun se 5 vitet e ardhshme.

Nuk më vjen mirë për arsye personale por më vjen mirë për arsye se jam krenar që me një vizion shtetbërës dhe kurajo patriotike dhe vullnet të hekurt politik, plotësisht të vetëdijshëm për dhimbjet që do sillte një reformë e tillë PS ja hoqi duart e pushtetit politik nga qafa i dha lirinë për të vepruar, për të mos parë majtas apo djathtas po vetëm përpara.

Sot faktet e një lufte reale kundër korrupsionit i keni përpara. Sot ndihem moralisht shumë mirë kur përballem me ju dhe ju them kjo është arsye madhore pse vota juaj pranverën e ardhshme duhet të jetë për PS në mënyrë që kjo që ka filluar me drejtësinë të vazhdojë. Sot askush nuk është i paprekshëm kushdo nga radhët tona nuk mbrohet dot më me flamurin e PS-së në kokë”, tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.