Kryeministri sllovak, qëllohet me armë sapo del nga mbledhja e qeverisë (Foto)
Kryeministrit sllovak Robert Fico i është bërë një atentat ditën e sotme ku fatmirësisht ka mbetur i plagosur.
Mediat sllovake e raportojnë se ai u qëllua teksa po dilte nga një mbledhje qeverie. Ai është në spital, teksa mësohet se është arrestuar agresori.
Një video e publikuar në rrjetet sociale pak sekonda pas ngjarjes tregon disa persona, mes tyre edhe truprojat që nxitojnë për të arrestuar të dyshuarin jashtë qendrës kulturore në Handlova.
Në reagimin e saj fillestar për ngjarjen e rëndë, presidentja në largim e Sllovakisë Zuzana Caputova tha se ishte e tronditur nga sulmi “brutal dhe i pamëshirshëm” ndaj kryeministrit.



Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



