Kryeministrin Rama e pret në aeroportin e Prishtinës vetëm Qemal Minxhozi
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur këtë pasdite në aeroportin e Prishtinës.
Rama është pritur në aeroport vetëm nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Kryeministri ka shkuar në zyrën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit. Më pas, ai pritet të takojë edhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufcën.
Kjo vizitë e Ramës në Prishtinë po zhvillohet në kuadër të turit Ballkanik. Ishte planifikuar që kreu i qeverisë të takohej me homologun, Albin Kurti, por ky i fundit refuzoi.
Takimet në Kosovë vijnë në një kohë konflikti mes Beogradit dhe Prishtinës, ku Rama ka ndërhyrë me një propozim.
Kreu i qeverisë shqiptare ka hedhur idenë e një konference ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë, si një zgjidhje për tensionet mes dy shteteve, propozim ky që është refuzuar nga Albin Kurti
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



