Kryeminstri do të na shesë “sapunin për djathë”, Zbulohet gënjeshtra e ‘Kaznit të ERTV’ së Ramës…
Edi Rama përditë e vërteton se është një mashtrues dhe njeri që nuk e mban fjalën.
Pasi nuk ka mbajtur asnjë prej atyre që ka thënë, Rama ka filluar të mashtrojë publikisht edhe me atë që ai e çuan si ekrani i duhur, dmth ERTV e tij të famshme.
Mëngjesin e sotëm duke dashur që të duket si normal ka publikuar në faqen e tij në Facebook një video gjoja live nga Vlora.
Por sigurisht që ka mashtruar. Edi Rama ishte të shtunën në Vlorë dhe u kthye urgjentisht në Tiranë, pas protestës së kuksianëve kundër taksës së vendosur nga ai për Rrugën e Kombit.
Burime të stafit të Ramës kanë treguar për SYRI.net se pamjet e bëra publike sot, janë filmuar të premten.
Por ku është Edi Rama, ku është fshehur që pas konferencës së tij të djeshme, ku sërish tregoi se nuk është më kryeministri i shqiptarëve, por përfaqësuesi i oligarkëve në krye të qeverisë.
Të njëjtat burime kanë treguar se, Rama është mbyllur në studion e tij të pikturës që ka ngritur në zonën e ‘Ali Demi-t’, në Tiranë. Aty ai është rrethuar nga punonjësit e Gardës dhe vazhdon të qëndrojë i mbyllur brenda.
Që të shtunën, pas protestës kuksiane në shfaqje e tij në publik, Edi Rama nuk ka qenë në terezi, por ka pasur probleme të mëdha më frymëmarrjen dhe me llogjinë e gjëra që thoshte.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



