E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryeparlamentarja Vjosa Osmani kundër: Nuk votoj asnjë mocion sepse jam pro shpresës
Publik News

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani kundër: Nuk votoj asnjë mocion sepse jam pro shpresës

Kryeparlamentarja e Kosovës Vjosa Osmani është shprehur sërish kundër mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë së Albin Kurtit, e iniciuar prej partisë së saj, LDK-së.

“Nuk dua të merrem me njerëzit që në zgjedhjet e 6 tetorit morën zero besim nga populli. Unë do veproj ashtu sic tha Doris Pack para disa ditësh. Që në këtë rast i ndjeri presidenti Rugova do vepronte ndryshe. Si kryetare e Kuvendit kam bërë gjithçka që vendi të mos binte në këtë situatë që ndodhet sot, në një kohë pandemie.

Duke votuar kundër mociaonit votoj për të ardhmen e vendit tim. Vendit i duhet një qeveri që është e zonja të luftojë jo vetëm pandeminë por dhe krimin e korrupsiopnin. Na duhet solidaritet njerëzor e institucional me njëri-tjetrin. Unë do votoj kundër çdo mocioni që e lë qoftë dhe një qytetar pa disa ministra. Do votoj kundër çdo mocioni që e lë vendin pa Arben Vitinë”, u shpreh Vjosa Osmani, kryeparlamentare e Kosovës.

Seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës ka nisur prej mesditës së sotme dhe vijon ende, ndërsa pas pak minutash pritet që deputetët të votojnë mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së Albin Kurtit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.