E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryeprokurorja e re, Marku bën gati  komandimet e para duke filluar me Petrit Fushën në Tiranë
Lajme

Kryeprokurorja e re, Marku bën gati komandimet e para duke filluar me Petrit Fushën në Tiranë

Dje mori zyrtarisht detyrën dhe duket se Arta Marku e ka pasur në mendje atë që do të bënte.

Pikërisht 2 ditë pas votimit të saj mes protestave dhe tymit në Kuvend, mësohet se Marku e ka bërë gati lëvizjen e saj të parë.

Lëvizjen e drejtuesve të prokurorive. Ndryshimet pritet të nisin që nga Tirana që ka drejtuesin e komanduar e do të shtrihet në rrethe.

Mësohet se do të ketë lëvizje në shumicën e drejtuesve të prokurorive.

Mes të komanduarve është Petrit Fusha, kreu i Prokurorisë së Tiranës, ai i Prokurorisë së Elbasanit, e prokurori të tjera në rrethe.

Nuk dihet ende se mbi ç’bazë do të bëhen këto lëvizje pasi ligji  nuk i lejon emërime drejtueses së përkohshme të prokurorisë. Emërimet dhe ndryshimet mund të bëhen vetëm pas formimit të KLP-së dhe zgjedhjes së kryeprokurorit të ri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.