E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KRYEPROKURORI I APELIT SOT PARA KPK, SI KA NDRYSHUAR PASURIA E TIJ NGA 2003-I
Lajme

KRYEPROKURORI I APELIT SOT PARA KPK, SI KA NDRYSHUAR PASURIA E TIJ NGA 2003-I

Drejtuesi i Prokurorisë së Apelit të Durrësit, Ferdinand Elezi ka dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Seanca dëgjimore drejtohet nga trupi gjykues i përbërë nga Firdes Shuli, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici.

Ferdinand Elezi është diplomuar jurist në fakultetin e Drejtësisë në Tiranë në vitin 1996. Ai ka kryer gjithashtu Master të Nivelit të Dytë si dhe ka përfunduar studimet Doktorale në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 2012.

Elezi e ka filluar karrierën në Prokurorinë e Kavajës në vitin 1999, ndërsa gjatë viteve 2003-2005 ka drejtuar Prokurorinë e Rrethit Durrës. Në vitin 2005 ai është emëruar drejtues i Prokurorisë së Apelit të Tiranës, detyrë të cilën e ka kryer deri në vitin 2006.

Përgjatë viteve 2006-2013, Elezi ka kryer detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Apelit të Durrësit. Prej vitit 2013 ai mban postin e Drejtuesit të Prokurorisë së Apelit Durrës.

Ferdinand Elezi ishte një ndër kandidaturat e garës për Prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm, e cila u mbyll me zgjedhjen e Arta Markut në dhjetor të vitit 2017.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Ferdinand Elezi nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

 

Ferdinand-Elezi-foto.jpg

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.