Kryeprokurori i Kukësit mori para në mes të lokalit
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga arrestimi i prokurorit të Kukësit Edmond Karriqi gjatë ditës së djeshme në Kavajë. Mësohet se prokurori është filmuar duke marrë para në tavolinë nga vëllai i një personi nën hetim për trafik droge.
Shuma e parave që dyshohet rreth 2 mijë euro është marrë në Kavajë, në ambientet e një lokali. Sipas burimeve vlerat monetare Karriqi i ka marr në Kavajë dhe burime thanë se ka prova gjatë vëzhgimeve, si foto e video për dorëzimin e vlerave monetare.
Fillimisht kanë qenë disa biseda të familjarëve të hetuar nga prokurori, indicie për nisjen e hetimit dhe pas shtrirjes së përgjimeve dhe vëzhgimeve është provuar rasti i korrupsionit, ku për një masë sigurimi prokurori Edmond Karriqi ka marr 2 mijë euro. Ndërkohë dyshohet edhe për raste tjera.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



