E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryeprokurori i Shkodrës Brahim Dragjoshi nuk e  kalon  vettingun
Publik News

Kryeprokurori i Shkodrës Brahim Dragjoshi nuk e kalon vettingun

Drejtuesi i Prokurorisë së Apelit të Shkodrës Brahim Dragjoshi ka ngelur në shkallën e parë të vettingut, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Procesi i vetingut ndaj tij u zhvillua nga trupa gjyqësore e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Lulzim Hamitaj dhe Pamela Qirko.

Brahim Dragjoshi ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë dhe prej gati dy dekadash ushtronte funksionin e tij në Prokurorinë e Apelit të Shkodrës. Ai e drejtoi Prokurorinë e Apelit Shkodër në vitet 2010-2014, për t’u rikthyer si drejtues i komanduar në vitin 2019.

Sipas KPK, problemet me përvetësimin e tokës ku ka ndërtuar shtëpinë ka bërë që ai të mos kalojë dot vettingun.

Në deklaratën e vitit 2003, Z. Dragjoshi ka deklaruar pronësinë mbi një shtëpi banimi në ndërtim e sipër me vlerë 3 milionë lekë. Ai deklaron përfundimin e shtëpisë në vitin 2004 pas shpenzimeve shtesë prej 1 milion lekësh, ndërsa procesi i legalizimit të saj përfundon në vitin 2015. Për mobilimin e shtëpisë apo blerjen e pajisjeve, subjekti deklaron më vonë edhe një kredi bankare prej 1.6 milionë lekësh.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.