Kryeqyteti si ditë normale, i pandërgjegjësuar nga rreziku i Koronavirusit
E marta e sotme duket si një ditë normale. Një numër i lartë qytetarësh kanë dalë në rrugë sikur të qetë sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Madje shumë prej tyre janë pa maska dhe pa doreza, si edhe nuk respektojnë urdhërin për të qëndruar larg njëri-tjetrit.

Në pamjet e filmuara në rrugën e Kavajës, numëri i njerëzve që qarkullojnë është i lartë pa asnjë diferencë moshe.
Në rrugë shihen të rinjtë, mosha e mesme dhe mosha e tretë, e cila është më e rrezikuar nga ky virus. Madje disa prej tyre u filmuan edhe duke ngrënë byrek.

Të pyetur se përse kanë dalë disa shprehen: “Dola për të blerë ushqime. Kam frikë nga koronavirusi. Kam marrë doreza dhe maska, kontakt nuk kam me njeri. Duhet të blej gjërat e përditshme.” Ndërsa ne Ish- bllok janë të gëzuar edhe kërcejnë:
https://youtu.be/ESF9jL7FnYc
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



