Kryesia e Partisë Demokratike miraton 4 pika
Pas më shumë se dy orësh debate, kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar 4 pikat e rendit të ditës.
E para, shqyrtimi i përmbledhjes së analizës për masakrën zgjedhore të 25 prillit për fazën e parë të saj.
E dyta, shqyrtimi i ndryshimeve për statutin e PD.
E treta, miratimi i urdhrit për ngritjen e komisionit të votimit dhe numërimit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar në mbledhjen e datës 17 korrik.
E katërta, lidhet me njoftimin nga kryetari i Partisë për listën që do ti propozojë për votim për kandidatët për anëtarë të Këshillit Kombëtar.
MBLEDHJA U SHOQERUA ME DEBATE
Më herët pati debate mes drejtuesve politike dhe sekretarit të përgjithshëm Gazment Bardhi për mënyrën e hartimit të dokumentit të analizës së humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit.
Edmond Spaho është shprehur i pakënaqur me analizën përfundimtare për qarkun që ai përfaqësonte. Sipas tij, ai e arriti objektivin, duke marrë 5 mandate.
Ndërsa Edi Paloka u shpreh se ai dokument duhet ndryshuar.
Nga ana e tij, Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi ka deklaruar se metodologjia e analizës nuk është bërë nga ai, por është bërë sipas një plani nga konsulentët.
PJESE NGA DEBATI NE KRYESIN E PD
Edi Paloka: Ky dokument nuk është realist. Nuk pasqyron ate qe drejtuesit politik kane shkruar ne raportet e tyre. Duhet ndryshuar dokumenti, nuk mund ta miratojmë në këtë mënyre si është hartuar
Edmond Spaho: Aty në raport z.Bardhi thua qe Korça nuk ka dalë brenda pritshmërive? Si e shpjegon? Unë kam bërë tjetër analizë. Kam marrë rezultatin më të mirë. Kam pasur objektiv 5 mandate kam fituar 5 mandate
Gazment Bardhi: Metodologjia e analizës nuk është bërë nga unë, por është bërë sipas një plani të bërë nga konsulentët. Mbi bazën e asaj metodologjie është bere analiza.
Fatbardh Kadilli: Duhet parë me kujdes rezultati. Dikush më mirë, dikush më keq. Raporti sa i përket faktorëve të jashtëm është i mirë, ndërsa për faktorët e brendshëm nuk kanë dalë evidente, ndërkohë që duhet të kishin dalë.
Gazment Bardhi: Analizën për faktorët e brendshëm, degë më degë do e bëjmë në një fazë të dytë, në shtator.
Fatbardh Kadilli: Në këtë analizë nuk përmenden problematikat që kanë lidhje me përformancën e PD-së, si reagoi struktura, koha e daljes në terren, cilësia e listave.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



