E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryesia merr vendimin, shkarkon 11 kryetarë të degëve të Partisë Demokratike.
Lajme

Kryesia merr vendimin, shkarkon 11 kryetarë të degëve të Partisë Demokratike.

Kryesia e Partisë Demokratike, e mbledhur nga Lulzim Basha ka shkarkuar 11 kryetarë të degëve.

Burime bëjnë me dije se janë shkarkuar kryetarët e degëve në Tropojë, Shijak, Fushë-Krujë, Tirana 1, Tirana 3, Tirana 9, Paskuqan, Devoll, Kolonjë, Vlorë dhe Gjirokastër.

Kryetarët e këtyre degëve, nuk u paraqitën mbrëmë në mbledhje dhe kanë refuzuar urdherat per kuvendin.

Ndërkohë kryesia e Partia Demokratike ka njoftuar se ditën e nesërme do të mbledhë Këshillin Kombëtar, ku pritet të merren të tjera vendime.

Kujtojmë që mbledhja e kryesise zhvillohet pas Kuvendit Kombëtar të thirrur nga Sali Berisha, ku delegatët vendosën që të votojnë me 4446 vota pro për shkarkimin e Bashës, për thyerje të rënda të statutit të PD për marrje të kompetencave.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.