E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryesojnë Premier League, Klopp u jep  lojtarëve një “pije sekrete”
Sport

Kryesojnë Premier League, Klopp u jep lojtarëve një “pije sekrete”

Liverpool po kalon një sezon fantastik deri më tani.

Vendi i parë në Premier League, ndeshje të fituar në Champions League si dhe një futboll fantastik duan një përgatitje të lartë fizike të lojtarëve.

Por gazeta gjermane “Bild” mendon se pas të gjitha këtyre fshihet një “pije sekrete” që po përmirëson rendimentin e tyre.

Pija mendohet se është bërë nga Mark Warnecke, ish-notar dhe kampion bote.

Ai dikur u shpreh se sekreti i tij ishte ushqimi, ndërsa Liverpool e ka futur në staf gjermanin tashmë.

Klopp dëshiron që futbollistët e tij të ushqehen sa më mirë.

Mark ka krijuar dy pije speciale për “Reds”-at, që konsumohen pas ndeshjeve apo stërvitjeve dhe janë shumë efikase për të përshpejtuar rigjenerimin dhe për të ulur lodhjen fizike.

Sipas “Sport Bild”, kjo pije deri tani i ka kaluar të gjitha testimet dhe kontrollet e realizuara.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.