E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryetari i Bashkisë së Vorës: Urdhëron të transferohen nga puna 473 punonjës
Publik News

Kryetari i Bashkisë së Vorës: Urdhëron të transferohen nga puna 473 punonjës

Në foto: Dokumenti dhe Gentian Picari, i ngarkuar me detyrën e kryetarit të Vorës

“Çmenduria” e kryetarit të ngarkuar me detyrë në Bashkinë e Vorës, Gentian Picari, nuk paska të ndalur.

Nëpërmjet një dokumenti që ka rrjedhur dhe është bërë publik nga koordinatori i LSI-së në Vorë, Vojo Bregu, firmosur nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore, Teknologjisë dhe Informacionit, kërkohet transferimi nga vendi i punës i 473 punonjësve, për arsye ristrukturimi.

Bregu përmes një postimi në rrjete sociale, i bën thirrje KQZ-së që të fillojë hetimin administrativ dhe Prokurorisë që të nisë hetimet për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Screenshot_21.jpg

Më herët sot disa dokumente të tjera u bënë publike , ku vihej re kërkesa e Gentian Picarit për të shtuar personelin me 73 persona, 5 prej të cilëve të jenë këshilltarë të tij

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.