Kryetari i KLP flet për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri: Kuvendi mund të votojë një nga tre kandidatët, shpresoj të parin
Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi ka sqaruar procedurën që do ndiqet për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri të përgjithshëm.
Ibrahimi tha se asnjë nga kandidatët në garë nuk ka rezultuar në konflikt interesi, ndërkohë që shtoi se brenda 30 ditëve do të emërohet Prokurori i ri i Përgjithshëm.
“Në legjislacionin e ri ka një mekanizëm zhbllokues dhe në rast se nuk arrihet të sigurohet numri i nevojshëm që është 84 për emërimin e prokurorit të përgjithshëm, parlamenti mund të emërojë të tretin në listë, ose të dytin, natyrisht dhe të parin. Shpresoj se do votojë të parin. Por në rast se Kuvendi nuk arrijnë të mobilizohet dhe të sigurojë këtë numër votash atëherë, renditja jonë prevalon dhe prokuror do të jetë ai që ne rendisim të parin.
Kështu që në rastin më të keq, 30 ditë nga e pasnesërmja Shqipëria do të ketë prokurorin e ri”, tha Ibrahimi.
Në garë për postin e kryeprokurorit, garon, Arta Marku, Olsjan Çela dhe Fatjona Memçja.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



