Kryetari i KLSH në “IDM Morning Briefing”: Pavarësia e SPAK-ut është e panegociushme!
Në takimi e parë të nismës më të re të dialogut mes institucioneve dhe aktorëve të politikëbërjes, “IDM Morning Briefing”, veç kryetarit të SPAK, z. Altin Dumani foli edhe Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit z. Arben Shehu.
Zoti Shehu, (institucioni të cilin drejton u vlerësua nga kryetari Dumani, për përgjegjshmëri në bashkëpunimin me prokurorinë speciale) e vlerësoi SPAK si një strukturë hetimore elitë të shtetit Shqiptar që ka ngjallur shpresën jo vetëm tek individët por edhe tek institucionet.
Pavarësia e SPAK ishte edhe momenti më i rëndësishëm, në të cilin u ndal Zoti Arben Shehu, duke u shprehur kategorik në ruajtjen e saj…
‘’Prokuroria speciale është sot struktura hetimore elite e shtetit shqiptar. Ajo është produkt i punës së institucioneve shqiptare nën mbështetjen e madhe të institucioneve ndërkombëtare dhe partnerëve të shtetit shqiptar.
Përgjatë kësaj periudhe ajo ka arritur që jo vetëm të përballojë nevojat e shoqërisë shqiptare por jam i sigurt se ka justifikuar e rritur besimin dhe te institucionet ndërkombëtare.
Trupa e prokurorëve, drejtuar nga z. Altin Dumani vjen si pjesë e një rrugëtimi prej vitesh në sistemin e drejtësisë.
Eksperienca e tyre së bashku me nivelin e lartë profesional është bërë një produkt i vërtetë besimi për shoqërinë shqiptare. Të gjithë kemi parasysh rezultatet e deritanishme, të cilat kanë bërë që Spak të kthehet në një adresë shprese për individët dhe institucionet në përgjithësi.
Të nderuar pjesëmarrës!Unë mendoj se një faktor që ka ndikuar shumë në këtë proces është dhe pavarësia e kësaj strukture. Pavarësia është e panegociushme!
Ju ftoj që të jemi të vëmendshëm për të evidentuar çdo tendencë për monitorim apo më keq të rritjes së kontrollit. Në këtë drejtim media shqiptare ka luajtur e po luan një rol tepër të rëndësishëm. Pavarësia e institucioneve është garanci për demokracinë dhe jetën e qytetarëve.
Të nderuar pjesëmarrës!Ju ftoj që të jeni aktivë për të vlerësuar e ruajtur në këtë nivel pavarësinë e këtij institucioni aset të shtetit shqiptar, duke qenë i sigurt se po i shërben dhe do t’i shërbejë ruajtjes së garancive të çdo qytetari”, përfundoi fjalën e tij Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Arben Shehu
I pyetur nga pjesëmarrësit në takim se deri ku do të shkojë SPAK në kupolën e zyrtarëve të lartë, Dumani u përgjigj shprehimisht: “Nuk do kursejmë askënd”.
Kreu i SPAK, Altin Dumani tekssa mori pjesë në takimin e parë të nismës më të re të dialogut mes institucioneve dhe aktorëve të politikëbërjes, “IDM Morning Briefing”, paralajmëroi të tjera arrestime në kupolën e zyrtarëve të lartë.
Në takimin pa praninë e kamerave, Dumani është shprehur se SPAK po vijon punën për hetimin e zyrtarëve të lartë të korruptuar dhe krimit të organizuar.
I pyetur nga pjesëmarrësit në takim se deri ku do të shkojë SPAK në kupolën e zyrtarëve të lartë, Dumani u përgjigj shprehimisht: “Nuk do kursejmë askënd”.
“Për vitet e ardhshme duhet të besojmë që kemi një institucion të konsoliduar me hetime dhe vendime ndaj të gjitha niveleve. Është e vështirë, por jo e pamundur. Rezultatet na stimulojnë dhe na nxisin që të punojmë akoma më shumë”, tha kreu i trupës së prokurorëve të posaçëm.
Kjo deklaratë vjen një ditë pas arrestimit të drejtorit të ARRSH Evis Berberi, bashkëpunëtorit më të afërt të Belinda Ballukut, i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash, ndërkohë që edhe roli i vetë ministres më të rëndësishme të qeverisë Rama është nën hetim.
Më pas Dumani u ndal te lufta ndaj krimit të organizuar, kërcënimet e të cilit përbëjnë shqetësim, por sipas tij, anëtarët e SPAK janë të gjithë të përgatitur që t’i përballojnë këto situata.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



