E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryetari i KQZ do të ruhet nga Garda e Republikës
Publik News

Kryetari i KQZ do të ruhet nga Garda e Republikës

Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë, dhe vjen në një kohë kur na ndajnë më pak se tre muaj nga zgjedhjet e 25 prillit.

Në një intervistë të dhënë së fundmi në gazetën “Panorama” Celibashi e konsideroi situatën politike në vend të acaruar, gati të krahasueshme me vitin ‘97.

“Në vlerësimin tim është fakt që situata politike është shumë e acaruar dhe ajo që unë sjell në memorien time qoftë si zyrtar që ka pasur angazhime me zgjedhjet dhe qoftë si qytetar, duket që konfliktualiteti politik është gati i krahasueshëm me atë të vitit ‘97”, do të shprehej ai.

VENDIMI I PLOTË

NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.591, DATË 5.9.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E PERSONALITETEVE TË TJERA TË LARTA SHTETËRORE TË VENDIT, QË DO TË RUHEN DHE MBROHEN NGA GARDA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “c”, të nenit 4, të ligjit nr.8869, datë 22.5.2003, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Pas shkronjës “ë”, të pikës 1, të vendimit nr.591, datë 5.9.2007, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet shkronja “f”, me këtë përmbajtje:

“f) “Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve”, me truprojë – shofer, gjithsej, 2 nënoficerë”.

  1. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Garda e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Vendimi

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.